Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Me datë 3 dhe 4 prill 2024, është mbajtur takimi Trelateral ndërmjet Njësive të Informacionit të Pasagjerëve (NJIP), ku organizator dhe nikoqir i takimit ishte NJIP i Republikës së Kosovës.

Me datë 3 dhe 4 prill 2024, është mbajtur takimi Trelateral ndërmjet Njësive të Informacionit të Pasagjerëve (NJIP), ku organizator dhe nikoqir i takimit ishte NJIP i Republikës së Kosovës.
Në këtë takim Trelateral pjesëmarrës ishin zyrtarë nga NJIP e Republikës së Kosovës, NJIP nga Shqipëria dhe nga HPIU-Greqisë (Hellenic Passenger Information Unit).
Takimi është mbajtur në ambientet e NJIP, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ku mirëseardhje dhe me fjalë rasti të pranishmëve iu ka drejtuar Drejtori i Departamentit për Kufi, Nënkolonel Fehmi Xhata, Koordinatori i QKMK dhe shefi i NJIP.
Takimi është vlerësuar i mirëseardhur dhe i dobishëm nga të pranishmit në shkëmbimin e përvojave në mes të Njësive të NJIP, dhe se takime të tilla të organizohen edhe në të ardhmen. Takimet e tilla kanë një rëndësi të veçantë në luftimin dhe parandalimin e krimeve në fushën e Terrorizmit dhe Krimeve serioze,dhe njëherit janë kontribut dhënës jo vetëm për sigurinë e vendeve tona, por edhe për sigurinë rajonale dhe globale.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje