Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Më datën 14.05.2026, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”

Prishtinë 14 maj 2026
Më datën 14.05.2026, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, dhe pas sigurimit të informatave operative Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatin kufitar Novosellë – Kamenicë, ku është lokalizuar dhe ndaluar një rast i kontrabandimit të mallrave.
Pas vëzhgimit intensiv nga njësitë përkatëse policore është ndaluar automjeti i dyshuar me targa vendore , me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte depërtuar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës me qëllim të transportimit të mallrave të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të markave të ndryshme, në paketime nga 500 gramë me peshë totale prej rreth 106 kilogramë.
Sasia e duhanit dyshohet se ishte e destinuar për tregun ilegal, me qëllim të shmangies së procedurave doganore dhe përfitimit të kundërligjshëm financiar.
Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar intensivisht nga njësitet kompetente policore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe pa kompromis në luftën kundër kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti ilegal që cenon sigurinë dhe rendin juridik të vendit.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje