Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Me datën 28 maj 2025 – Departamenti për Rend Publik respektivisht Divizionit të Policimit në Bashkësi përmes Drejtorisë së policisë në Bashkësi dhe Parandalim zhvillojë projektin “Miku i Policisë – Ndërtues i Paqes”, i cili synon të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative mes të rinjve përmes edukimit, dialogut dhe ndërtimit të besimit ndërmjet policisë dhe komunitetit

Me datën 28 maj 2025 – Departamenti për Rend Publik respektivisht Divizionit të Policimit në Bashkësi përmes Drejtorisë së policisë në Bashkësi dhe Parandalim zhvillojë projektin “Miku i Policisë – Ndërtues i Paqes”, i cili synon të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative mes të rinjve përmes edukimit, dialogut dhe ndërtimit të besimit ndërmjet policisë dhe komunitetit.
Sot, në kuadër të këtij projekti, u zhvilluan aktiviteti me rreth 70 nxënës nga komunat e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit përfshirë edhe Arsimtar e Psikolog në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Ky aktivitet ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe Policisë, duke i mbështetur ata në rolin e tyre si faktorë të rëndësishëm në ndërtimin e sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit. Këtë aktivitete e kanë mbështetur MPB dhe BIK, Kuvendet Komunale në Kaçanik dhe Hani i Elezit dhe njësit tjera të specializuar policore si: Njësia e Hetimeve të Krimeve Kibernetike, K9, Njësia e Motoçikletave etj.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes projekteve të tilla të ndërtojë një shoqëri ku dialogu dhe respekti janë themeli i bashkëjetesës, dhe ku të rinjtë luajnë një rol aktiv në parandalimin e dukurive negative dhe ndërtimin e një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-04
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
53
Aksidentet Pa te Lenduar
2029
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
15
Arrestime
12
Ne Mbajtje