Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

MOS HESHT-Ndal trafikimin me njerëz

Në kuadër të kampanjës vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore “” që është duke u mbajtur në Kosovë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, sot me datën 26 tetor 2020, ka zhvilluar një aktivitet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.
 
Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin e brendshëm dhe të jashtëm për parandalimin dhe mënyrën e referimit të rasteve që kanë të bëjnë me veprën e trafikimit me qenie njerëzore.
Në kuadër të kësaj u mbajt një ligjëratë e shkurtër me nxënës, ku u njoftuan rreth kësaj dukurie, e po ashtu u shpërndanë edhe materiale me përmbajtje sensibilizuese si:
 
1- Kartela me indikator për punë të detyruar, kërkim lëmoshës dhe shfrytëzimit seksual të viktimave të trafikimit.
2- Broshurat informuese për nxënës në aspekt të njohjes së formave të veprës penale të TQNJ-së dhe referimit të rasteve.
3- Maska mbrojtëse nga COVID-19 me moton “MOS HESHT- Ndal trafikimin me njerëz”.
 
Gjatë gjithë kohës sa u zhvillua ky aktivitet u respektuan rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtje nga COVID-19.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje