Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Muaji nëntor ka shënuar rënie të përgjithshme të incidenteve në rajonin e Mitrovicës

Mitrovicë, 5 dhjetor 2018

Bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportin mujor periodik, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, muaji nëntor shënon rënie të incidenteve dhe rasteve tjera për -17.4%. Ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.

    Rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm, si në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit, ku si rrjedhojë në sferën e veprave penale është shënuar rënie për -9.1%.

 Po ashtu rënie për -28%, kanë shënuar rastet e aksidenteve në trafik në nivel të DRP- Mitrovicë, derisa në këtë fushë numri i gjobave të shqiptuara ka shënuar rritje për +48%.

Drejtoria Rajonale e Policisë –Mitrovicë do të vazhdojë me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje