Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Mitrovicë arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘grabitje’

Mitrovicë, 24 qershor 2019

Me  datën 24 qershor 2019, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, derisa ishte duke patrulluar Njësia e Hetimeve Rajonale, ka vërejtur se i kërkuari për veprën penale ‘grabitje’, Ç. B. 19 vjeçar, gjendet në veturën e cila ishte në lëvizje, ku Policia ka arritur ta përcjellë veturën në fjalë duke bërë arrestimin e këtij personi të dyshuar.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, të raportuar me datën 14.05.2019 në Vushtrri.

Nga hetimet e deritanishme, bazuar në deklaratën e viktimës, bëhet e ditur se me datën 14.05.2019 i dyshuari në një bankë ka grabitur 2000 euro.  

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje