Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndaj të dyshuarit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’

Prishtinë, më 27 korrik 2023
Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 26 korrik 2023, rreth orës 23:00, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.
Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.
Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë:
• pjeshkë 4200 kg,
• nektarinë 3500 kg,
• dardhë 1650 kg,
• kumbull 1450 kg dhe
• kajsi 800 kg.
Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’.
Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje