Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet edhe një i kërkuar dhe i dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për fajde

Prizren, 02 shtator 2025
Me datën 02.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar I.M., 49 vjeçar, mashkull nga fshati Krushë e vogël , Prizren.
I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për veprat penale ‘Fajde”.
I dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje