Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet një person për gërmime të paligjshme arkeologjike – One person is apprehended for illegal archeological excavation

Ndalohet një person për gërmime të paligjshme arkeologjike
Prishtinë, 13 shkurt 2025
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore nga DHKOKR, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj personit të dyshuar me iniciale (D.H.), nën dyshimin për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.
Më datë 13.02.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike të nxjerra në mënyrë të paligjshme.
Pas konsultimit me prokurorin e rastit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar nga autoritete kompetente.
One person is apprehended for illegal archeological excavation
Prishtina, 13th of February 2025
Kosovo Police, respectively the Environmental Crimes Investigation Unit from DHKOKR, in cooperation with the Basic Prosecution Office in Gjilan, has undertaken investigative actions against the suspect with the initials (D.H.), on suspicion of illegal excavations in a protected archaeological area.
On 13.02.2025, based on the order of the Basic Court in Gjilan, a search was carried out in the premises and house of the suspect, where illegally excavated archaeological finds were found and seized.
After consulting with the prosecutor of the case, the suspect was interviewed and a 48-hour detention order was issued against him.
Investigations regarding the case are continuing by the competent authorities.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje