Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ndërrimi i mot moteve kalon kryesisht i qetë dhe pa incidente madhore

Prishtinë 1 janar 2023,
Gjatë periudhës së festave të fund vitit dhe për Vitin e Ri, Policia e Kosovës ka hartuar dhe implementuar urdhrin operativ për shtimin e masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festimeve.
Gjithashtu në fokus të këtij urdhri operativ ka qenë mbikëqyrja dhe kontrolli në trafikun rrugor, menaxhimi i pikave kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtarë.
Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.
Urojmë që ky vit i ri (2023) të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim ku qytetarët e vendit jetojnë dhe veprojnë të sigurt dhe pa brenga.
Policia e Kosovës është e përkushtuar për ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve tjera për qytetarët, në pajtim me mandatin e saj ligjor dhe kushtetues.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje