Njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Jugu, kanë identifikuar dhe kanë marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Selman Vojvoda” në Mitrovicë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Të dy kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh.