Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Me datën 25.01.2026, rreth orës 02:15, stacioni policor në Shtime ka pranuar ankesa nga banorët e qytetit lidhur me zhurmën e shkaktuar nga muzika me zë të lartë, e cila vinte nga hapësirat e disa lokaleve në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime.
Patrullat policore kanë reaguar menjëherë ndaj ankesave të qytetarëve dhe në bazë të autorizimeve ligjore, ndaj tre pronarëve të lokaleve janë ndërmarrë masa ligjore për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në këtë rast janë shqiptuar tre (3) gjoba kundërvajtëse, secila në vlerë prej 500 euro, sipas Ligjit 03/L-142
Pronarët e këtyre lokaleve, në të cilat zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike, janë obliguar që të mbyllin lokalet, ndërsa lënda do t’i përcillet inspektoratit të komunës së Shtimes për procedura të mëtejshme sipas kompetencave ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje