Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndëshkohet një shofer për kundërvajtje nën ndikimin e alkoolit në Ferizaj

Ferizaj, 01.03.2026
Me datën 01.03.2026, rreth orës 02:30, patrulla e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Golf me targa vendore.
Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit. Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë Rajonale të Ferizajt.
Çdo shkelje apo rrezik në komunikacion mund të raportohet përmes: 192, 0290/326-250, 0290/322-406,
Aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎EnER I لم‎"‎
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje