Rreth orës 05:00, njësia policore e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, ka ndaluar një automjet të tipit BMW 318 me targa të huaja
Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi H.S. (37 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 111 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa:
– Gjobë në vlerë prej 300 €
– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes:
》Aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.