Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndihmo në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe parandalo dhunën në familje

Me datën 13 nëntor 2019, në Komunën e Hanit të Elezit, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Stacioni Policor Hani i Elezit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ICITAP-in amerikan, Mbrojtësin e viktimave, Qendrën për Punë Sociale dhe Kuvendin Komunal Hani i Elezit, ka mbajtur një tryezë me temën:
Ndihmo në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe parandalo dhunën në familje
 
Në këtë tryezë të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të FSK-së, profesorë dhe nxënës nga shkolla e mesme dhe fillore e Hanit të Elezit.
 
Nga panelistët janë paraqitur këndëvështrimet profesionale sa u përket veprave penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe dhunës në familje dhe pasojat që sjellin këto dukuri për gjeneratat e reja dhe për komunitetin në përgjithësi. Njëkohësisht nga akterët janë paraqitur detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë ligjore gjatë trajtimit të këtyre veprave penale.
 
Përmes kësaj tryeze Policia e Kosovës së bashku me akterët u kanë bërë thirrje qytetarëve për raportim të rasteve të trafikimit me qenie njerzore dhe rasteve të dhunës në familje në Policinë e Kosovës në numrat e saj pa pagesë, 092, 080011112, 080019999, mirëpo edhe në adresat elektronike  [email protected], [email protected], në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribojmë në parandalimin e dukurive negative për shoqërinë. 
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje