Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në ambientet e drejtorisë rajonale në Prizren, u raportuar raporti vjetor i punës 2021

Prizren, 14 janar 2022
Sot, me datë 14 janar 2022, policia rajonale në Prizren, prezantoj raportin vjetor të punës. Përveç zyrtarëve policor në prezantim kanë marrë pjesë në cilësinë e mysafirit kryeprokurori i Prizrenit z.Admir Shala dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri ne Prizren znj.Ramize Sinani-Shala.
Në raportin vjetor të paraqitur nga drejtori rajonal në Prizren, u prezantua aktiviteti i policisë në marrjen e masave dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë për masat covid-19, ku u potencua se brenda vitit janë shqiptuar 30.000 gjoba, për mosrespektimin e këtyre masave. Policia ishte e angazhuar edhe në ruajtjen e sigurisë gjatë manifestimeve dhe aktiviteteve kulturore. Gjatë vitin 2021 kishte shtim të patrullimeve dhe angazhimin e njësisë së biçikletave.
Me përkrahjen e OSBE-së dhe komunës në Prizren është bërë realizimi i kamerave në fshatin Novakë. Ndërsa sa i përket veprave penale u theksua së zbulueshmëria e veprave arrin shkallën në 80% të zbulueshmërisë, sidomos rastet e grabitjeve. Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes.
Shqetësim për policinë dhe shoqërinë është rritja e rasteve të dhunës në familje, megjithatë policia është duke bërë përpjekje maksimale që këto raste të minimizohen, dhe trajtimi i viktimave të dhunës në familje është duke u bërë në mënyrë profesionale.
Rastet me narkotike në sasi janë sekuestruar dhe kryerësit e veprave penale të tilla janë arrestuar.
Disiplina dhe ulja e shpenzimeve janë në nivelin duhur, edhe pse vazhdimisht kërkohet ngritje e disiplinës në mënyrë që të kemi shërbim profesional dhe respektim të lirive themelore te të drejtave të njeriut.
Një fjalë falënderuese për bashkëpunimin dhe rezultatet e mbajti kryeprokurori i Prizrenit z.Admir Shala, si dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri znj. Ramize Sinani-Shala.
Ne fund të prezantimit të raportit u ndanë mirënjohje për policët të cilët te treguan rezultate të mira në punë gjatë vitit 2021.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje