Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy lokacione të ndryshme, sekuestrohen armë

Gjakovë, 29.03.2024
Me datën 29.03.2024, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj, kosovarë të moshës madhore), në fshatin Cermjan në Gjakovë.
Gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre, është gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me tetëmbëdhjetë (18) fishekë, ndërsa në vendbanimin e të dyshuarit tjetër, është gjetur një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë.
Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Veprimet hetimore ndaj këtij rasti, do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje