Prishtinë, 26 maj 2021 – Policia e rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë si dhe gjetjes së armëve të poseduara pa autorizim.
Në kontekstin e kësaj, vetëm sot në dy pika të ndryshme kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të ndryshme.
Sekuestrimi i parë ka ndodhur rreth orës 11:30 në pikën e kontrollit në lagjen Veterniku në hyrje të Prishtinës, me ç’ rast policia ka ndaluar veturën Passat, ngjyrë e zezë, me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
• Një revole të tipit TT, kalibër 7.62 mm, si dhe
• Nëntë copë fishek, kalibër 7.62 mm,
Sekuestrimi i dytë ka ndodhur rreth orës 13:00, në pikën e kontrollit në rrugën “Tirana” në Prishtinë, me ç’ rast policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e zezë, me targë Kosove dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej në brezin e shoferit dhe të sekuestroj:
• Një revole të tipit CZ, kalibër 9 mm, si dhe
• Dy copë fishek, kalibër 9 mm,
Në të dyja rastet të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.