Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndara konfiskon dy armë pa leje

Gjakovë, 2 nëntor 2025
Stacioni Policor në Gjakovë, duke dëshmuar angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, më datë 02.11.2025, në dy raste të ndara, ka konfiskuar armë zjarri të mbajtura pa leje.
Në rastin e parë, rreth orës 10:30, në fshatin Lugbunar, njësiti patrullues gjatë kryerjes së detyrave policore ka hasur një person të dyshuar duke mbajtur me vete një armë të gjatë – gjuetie me katër copë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse. Sipas deklarimit të tij, arma ishte e trashëguar.
Në rastin e dytë, rreth orës 13:00, në Gjakovë, gjatë një kontrolli rutinë, patrulla policore ka ndaluar një motoçikletë, dhe gjatë kontrollit tek pasagjeri, në posedim të paautorizuar është gjetur një pistoletë me një karikator dhe dhjetë fishekë.
Për të dy rastet është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin janë iniciuar rastet për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe do të trajtohen në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje