Më datë 27.02.2025, rreth orës 10:00, policia në Shtime ka pranuar informatën se një person, 26-vjeçar, në fshatin Godanc, posedon një armë gjuetie pa leje.
Ndërsa, rreth orës 16:10, policia ka pranuar informatën tjetër, se në rrugën ” Komandant Kumanova” një person, 17 vjeç, posedonte një armë zjarri (pistoletë).
Pas veprimeve operative, hetuesit policorë, të dyshuarit i kanë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.