Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndara sekuestrohen dy armë zjarri

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, hynë edhe kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme të cilat po realizohen nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë (NjRSh), të Prishtinës.
Gjatë kontrolleve rutinë nga NjRSh- Prishtinë, janë ndaluar disa automjete, në dy prej tyre (në rrugën Uksin Hoti dhe në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë), janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkarëse dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armëve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje