Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në dy raste të ndryshme sekuestrohen dy armë në Prizren

Prizren, 26 shtator 2025
Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rajonale e Prizrenit ka realizuar dy operacione të ndara, në të cilat janë sekuestruar dy armë zjarri-pistoleta.
Rasti i parë – më datë 25.09.2025 Me urdhër kontrolli, lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sektori i hetimeve Stacioni Policor -Prizren ka realizuar bastisje në veturat që ishin në posedim të një të dyshuarit, në fshatin Prevall – Prizren, si dhe në banesën e tij në Ferizaj. Gjatë kontrollit, nga njësia e krim-teknikës është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe me leje për armë. Arma është sekuestruar pasi dyshohet se është keqpërdorur për kanosje në një rast sulmi të ndodhur më 06.08.2025.
Rasti i dytë – më datë 24.09.2025 Në fshatin Samadraxhë është raportuar se dy persona të dyshuar kanë ndaluar një qytetar që po drejtonte një kamion të një kompanie. Me kërcënim me armë, viktima është detyruar të zbresë nga kamioni, i cili më pas është marrë nga të dyshuarit, nën pretendimin e një borxhi që kompania pronare e kamionit gjoja kishte ndaj tyre. Policia nga Stacioni Policor -Suharekë ka reaguar menjëherë dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet penale për veprat: “Vetëgjyqësi”, “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”.
Të tre të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje