Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘fajde’

Prishtinë, 4 gusht 2020
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, për një periudhë disa mujore, ka kryer aktivitet operative-hetimore duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike të hetimit, në drejtim të mbledhjes së fakteve dhe provave për të siguruar dëshmi rreth kryerjes të veprës penale ‘fajde’ nga dy të dyshuar.
Të dyshuarit e përfshirë në veprimtari penale janë:
• I.I. ( v.l.1968, mashkull, kosovar) dhe
• B.K. ( v.l.1969, mashkull, kosovar).
Dyshohet se I.I. i kishte dhënë 30,000.00 (tridhjetë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 39,000.00 (tridhjetë e nëntë mijë) €.
Po ashtu, dyshohet se B.K. i kishte dhënë 56,000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 70,000.00 (shtatëdhjetë mijë) €. Pra, siç shihet shuma e fitimit (interesi, kamata) ishte jo-proporcionale (30%) në të dy rastet.
Hetuesit policorë, sot më 04.08.2020, me urdhëresës të Gjykatës Themelore-Gjilan, kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, me akt-vendim të prokurorit të lëndës, që të dy dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje