Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Gjilan arrestohet i dyshuari për  vjedhje të rëndë

Më 8 dhjetor 2020, rreth orës 11.00,  Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan,  pas një pune hetimore mirë të organizuar ka arritur të arrestojë të dyshuarin D. D. (1999)  me banim në Gjilan, i dyshuar për rastin  “vjedhje e rëndë” i ndodhur më 21 Tetor 2020.

I dyshuari duke përdorur forcën kishte hyr brenda në objektin e shkollës fillore “Hello” në qytetin e Gjilanit dhe nga aty kishte  arritur të  marrë gjashtë ( 6) TV, të markës “Fugo” dhe  shtatë (7)  IPAD  “Lenovo”.

Sendet e vjedhura janë konfiskuar nga policia dhe janë evidentuar si prova materiale për gjykatë.

Pronarit legjitim i janë kthyer sendet  e vjedhura, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë.

Rasti procedohet në PTH.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje