“Kujdesu për veten, zbulo herët, shpëto jetë!”
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte:
Ligjërata me profesionistë të shëndetit, nxitja e vetëdijes së grave dhe vajzave për rëndësinë e kontrollit të hershëm të gjirit, ku janë shpërndarë materiale informuese, si dhe të promovojmë kujdesin ndaj shëndetit të gruas në komunitet.
Ky aktivitetet është mbajtur me datën 09.10.2025, nga ora 10:00, nё bashkëpunim me KLSP – Qendra, ku ligjërues nё kёtё aktivitet ishin pёrfaqёsues nga Instituti i Shëndetit Publik-Pejё, Spitali Rajonal Reparti i Radiologjisë nё Pejё, QKMF nё Pejё, Oda e Infermierive, Zyra pёr barazi gjinore KK-Pejё.
Nё kёtё aktivitet u këshilluan zyrtaret policore, se si tё kujdesen pёr shëndetin e tyre dhe u ftuan nga të lartcekurat pёr vizitë dhe ekzaminim pikërisht edhe pёr aktivitetin e iniciuar “Kujdesu për veten, zbulo herët kancerin e gjirit, shpëto jetë!”
Ky aktivitet u zhvillua në mënyrë të organizuar dhe me respektim të udhëzimeve shëndetësore, ku pjesëmarrëse ishin 36 zyrtare nga Drejtoria e Rajonale nё Pejë.
Bashkëngjitur keni edhe fotot e aktivitetit në fjalë.