Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në kuadër të partneritetit dhe të bashkëpunimit, Ambasada Britanike në Kosovë dhuron donacion për Policinë e Kosovës

Prishtinë, 11 Mars 2026
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare z. Fehmi Xhata dhe përfaqësuesja nga ambasada britaneze në Kosovë znj, Emma Huntley në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e 2 automjeteve dhe 16 dronëve me pajisje përcjellëse vlera totale e të cilit arrin 153.000,00€ , Ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.
Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.
Policia e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën Britanike në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, e cila këtë donacion do ta vërë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, patrullimit kufitar, si dhe shërbimit sa më efikas e cilësor ndaj qytetarëve dhe vendit.


Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i redaksi dhe teksti
Mund të jetë një imazh i furgon, makinë, fuoristradë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i valixhe dhe teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje