Në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2021, është raportuar se nga një veturë në lëvizje rrugën ,,Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicën Jugut, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.
Reagimi i shpejtë i njësive policore ka rezultuar me identifikimin e veturës dhe personit të dyshuar, ku pas kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me të cilën dyshohet të ketë shtënë i dyshuari.
Nga hetimet e para behet e ditur se i dyshuari ka shtënë me armë gjate lëvizjes me automjet në shenjë gëzimi pasi kishin aheng familjar.
I dyshuari A.D.,31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ’’Mbajtje në pronësi, posedim, apo kontrollë i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës”.