Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aheng familjar sekuestrohet një armë

Mitrovicë, 4 gusht 2021
Me datë 4 gusht 2021, rreth orës 18:30, policia në Mitrovicë kishte pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar ku në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.. Pas identifikimit të të dyshuarit është dorëzuar një armë gjuetie nga e cila armë kishte shtënë i dyshuari. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën dhe dy gëzhojat
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.L, 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje