Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aksion policor në fshatin Ratkoc të Rahovecit sekuestrohen armë dhe arrestohen tre persona

Rahovec 14 nëntor 2025
Stacioni Policor në Rahovec, pasi ka pranuar informacion nga Departamenti për Inteligjencë dhe Analizë se më datë 9 nëntor 2025 persona të dyshuar kishin shtënë me armë zjarri në fshatin Ratkoc, ka ndërmarrë menjëherë veprime hetimore. Me aprovimin e prokurorit të shtetit dhe të asistuar nga njësi të tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, sot janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në fshatin Ratkoc, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
• një pushkë automatike (mitraloz)
• tri pushkë të gjata automatike
• një pushkë gjysmëautomatike
• dy pushkë gjuetie
• tri pistoleta për sinjalizim me zë
• 967 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm
• një thikë gjuetije
• një shufër
• një predhë dhe
• një shënjestër optike për armë.
Po ashtu, janë arrestuar tre persona meshkuj të moshës madhore, nën dyshimin se të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar tri raste për “mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje