Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aksion policor në Rahovec arrestohen dy të dënuar nga gjykatat

Rahovec, 27 Mars 2025
Njësiti për Ndërlidhje me Gjykata, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Stacionit Policor në Rahovec, ka realizuar me sukses një plan taktik për arrestimin e personave në arrati, të dënuar me burg nga organet gjyqësore në Kosovë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan dy persona të shpallur në kërkim. I dyshuari E. S., i dënuar për veprën penale “Sulm”, me një dënim prej 1 viti e 10 muajve burgim, u lokalizua dhe u arrestua në vendbanimin e tij, në Rahovec. Ndërsa i dyshuari L. K., i dënuar për veprat penale “Falsifikimi i parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, me një dënim prej 10 muajve burgim, u arrestua në fshatin Xerxë. Dy të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dënuar.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-22
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
41
Aksidentet Pa te Lenduar
2181
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje