Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një aksion të përbashkët të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Policisë në Vushtrri konfiskohen 41.70 metër kub masë drunore

Vushtrri , 11 Tetor 2022
Sot me datë 14.10.2022, nga ora 10:00 në tregun e Vushtrrisë ka filluar një Plan Operativ i inspektorëve nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe inspektorëve komunal në mbështetje të Policisë së Kosovës, zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Vushtrri dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu.
Qëllimi i këtij plani ka qenë parandalimi dhe ndalimi i aktiviteteve të jashtëligjshme të transportit, grumbullimit, deponimit, shitjes dhe përpunimit të masës drunore pa prejardhje ligjore. Në tregun e qytetit të Vushtrrisë janë hasur shumë mjete me masë drunore ndërsa gjatë verifikimit të dokumentacionit, inspektorët kanë hasur në parregullsi te dokumentacionit te shumica e shitësve të masës drunore.
Mjetet me masë drunore me dokumentacion të parregullt janë përcjellë nga ana e zyrtarëve policorë në deponinë e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Vushtrri ku nga 26 mjete për bartjen e masës drunore, janë konfiskuar 60.5 metër hapësinore ose 41.70 metër kub masë drunore. Mjetet janë liruar ndërsa procedurat kundërvajtëse ose penale kanë mbetur të zhvillohen nga inspektorët e Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të asistoj të gjitha institucionet lokale dhe qendrore për parandalimin e të gjitha veprimtarive të jashtëligjshme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje