Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një rast kanosje arrestohet një person dhe konfiskohen dy armë dhe municion

Gjakovë, 16 mars 2023
Me datën 16.03.2023, Stacioni Policor në Gjakovë i është përgjigjur një rasti ‘kanosje’ të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë. Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve, në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992).
Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Me vendim të prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore), i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rasti ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje