Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 2 vite e 1 muaj burg efektiv për vepër penale “MASHTRIM”

Prizren, 01.06.2026
Zyrtarët Policor pranë Stacionit Policor Prizren, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktikë operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin R.Q. (62 vjeçar) mashkull nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar 2 vite e 1 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar për veprën penale “Mashtrim” nga neni 323, i KPRK-së.
I arrestuari R.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje