Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me mbi 1 vit burg efektiv për “Mashtrim”

Prizren, 30.03.2026
Më datë 29.03.2026, policët e Njësitit për Realizimin e Urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktik–operativ, kanë arritur të marrin informacion, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E.S., mashkull, 50 vjeçar, nga Prizreni.
I njëjti ka qenë në kërkim dhe ka pasur shtatë (7) urdhër-arreste aktive. Ai është i dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren.
I arrestuari është dënuar për veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas arrestimit, E.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje