Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Prizren raportohet një kanosje , arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një AK-47

Prizren, 11 Nëntor 2022
Me datë 10 Nëntor 2022, rreth orës 23:30, nëpërmes e-mailit raportohet për një rast Kanosje.
Kanosja kishte ndodhur me datë 27 Tetor 2022.
Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari E. S. 42 vjeçar ka kanosur dhëndrin e tij A.K. 56 vjeçar, gjatë kanosjes i dyshuari në duar mbante një pushkë automatike AK-47.
Stacioni Policor Prizren menjëherë ka marr veprimet e duhura, është arrestuar i dyshuari dhe arma , një pushkë automatike AK 47 me dy karikator të zbrazët është lokalizuar dhe është sekuestruar
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Rasti mbetet nën hetime të mëtejme në Stacionin Policor Prizren.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje