Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Stacionin Policor në Skenderaj përurohet dhoma e intervistimit për të mitur dhe dhunë në familje me standarde të larta policore

Mitrovicë, 11 qershor 2021
Në përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve dhe standardit në trajtim të rasteve me të mitur dhe rasteve të dhunës në familje Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje dhe përkrahje të KFOR–it, konkretisht nga MSU – Karabinier, ditë më parë, në objektin e Stacionit Policor në Skenderaj, është bërë përurimi i dhomës për intervistim të të miturve dhe viktimave të dhunës në familje, apo siç njihen ndryshe “dhoma miqësore”.
Përkrahja nga MSU-Karabinier, vije në frymën bashkëpunimit të ndërsjellë me Policinë si institucion i zbatimit të ligjit në shërbim të qytetarëve, duke ofruar përkrahje logjistike me inventar dhe pajisje të nevojshme për trajtimin e të miturve dhe viktimave të dhunës në familje.
Në këtë përurim kanë marrë pjesë edhe drejtori rajonal kolonel Afërdita Mikullovci dhe zyrtarë nga Stacioni Policor në Skenderaj. Drejtori rajonal kolonel Afërdita Mikollovci , falënderoi MSU-në e KFOR-it, të cilët në vazhdimësi kanë përkrahur dhe mbështetur Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve logjistike si tani me mbështetje në rregullimin e dhomës miqësore për trajtimin e viktimave të mitur dhe viktimave të dhunës në familje, me kushtet dhe standardet me të larta policore.
Drejtori Rajonal, kolonel Afërdita Mikullovci, ka ritheksuar se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen dhe realizimin e objektivave për trajtimin e të miturve dhe viktimave sipas standardeve me të larta.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje