Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në stacionin policor ‘Veriu’ në Prizren, Njësiti i Biçiklistave fillon punën

Sot, pas një trajnimi profesional Njësiti i Biçiklistave nga Stacioni Policor ‘ Veriu’ në Prizren, ka filluar punën në terren, duke kryer aktivitete patrulluese në rrugë dhe lagje të Prizrenit.
Njësiti i biçiklistave është njësi e specializuar për të kryer detyra të trafikut, duke kontrolluar automjetet pjesëmarrëse në komunikacion dhe merret me kundërvajtjet si parkingjet ilegale, ndalimin e drejtuesve të automjeteve pa patentë shoferi dhe kundërvajtjet e tjera në komunikacion. Ky njësit është shumë profesional dhe shumë i dobishëm për organizatën policore, pasi është efikas dhe ekonomik, dhe mund t’u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve në kohë të shpejtë dhe reale. Duke pas parasysh ngarkesën në komunikacionin rrugor dhe rrugët e ngushta, ky njësit e ka mundësinë e reagimit më të shpejtë dhe profeisonal.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje