Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

NË TRI LOKACIONE TË NDRYSHME, POLICIA NË VERI GJEN ARMË, MUNICION DHE MJETE TË TJERA ILEGALE

NË TRI LOKACIONE TË NDRYSHME, POLICIA NË VERI GJEN ARMË, MUNICION DHE MJETE TË TJERA ILEGALE
Mitrovicë Veri , 22.06.2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, në vazhdën e pranimit të informatave nga qytetarët, me datën 21.06.2026 ka pranuar informacione se në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut mund të ketë armë, municion dhe mjete të tjera ilegale. Si rezultat, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme, si më poshtë:
Rasti I
Me datën 21.06.2026, pas pranimit të informatës për mjete ilegale, njësitë policore kanë kryer kontroll në fshatin Presek, Zubin Potok, në një objekt (shtallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar:
1 pushkë M48;
5 karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm;
151 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
Pjesë të uniformës së kamufluar;
Bateri ndriçuese.
Rasti II
Me datën 21.06.2026, rreth orës 15:15, pas pranimit të informatës për mjete ilegale, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë kryer kontroll në një objekt (shtallë për ushqimin e bagëtive) në fshatin Presek, Zubin Potok, ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:
1 pushkë M48;
74 fishekë të së njëjtës armë;
254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm.
Rasti III
Me datën 21.06.2026, rreth orës 19:00, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar në fshatin Qeçevë, Zubin Potok, pasi ishte pranuar informacion se në atë lokacion mund të gjendeshin armë dhe mjete të tjera ilegale.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar:
1 pushkë M48 me bajonetë;
11 fishekë të së njëjtës armë;
33 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm;
Dy makina (mjete pune) për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë;
Rreth 200 gramë barut;
Rreth 2 kilogramë sfera (thërrmija metalike) për mbushjen e fishekëve të armëve.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin emergjent 192.
NA TRI RAZLIČITE LOKACIJE, POLICIJA NA SEVERU PRONAŠLA ORUŽJE, MUNICIJU I DRUGU ILEGALNU OPREMU
Severna Mitrovica, 22.06.2026.
Regionalna Direkcija Policije Severna Mitrovica, u nastavku prijema informacija od građana, dana 21.06.2026. godine primila je informacije da se na tri lokacije u opštini Zubin Potok može nalaziti oružje, municija i druga ilegalna sredstva. Kao rezultat toga, policijske jedinice su preduzele operativne akcije i izvršile kontrolu na tri različite lokacije, dole navedeno:
Slučaj I
Dana 21.06.2026. godine, nakon prijema informacija o ilegalnim sredstvima, policijske jedinice su izvršile kontrolu u selu Presek, Zubin Potok, u objektu (štala za ishranu stoke), gde su pronašli i oduzeli:
1 pušku M48;
5 okvira za dugocevno oružje kalibra 7,62 mm;
151 metka kalibra 7,62 mm;
Kamuflirane delove uniforme;
Baterijsku lampu.
Slučaj II
Dana 21.06.2026. godine, oko 15:15 časova, nakon prijema informacija o ilegalnom sredstvu, policijske jedinice su preduzele operativne akcije i izvršile kontrolu objekta (štala za ishranu stoke) u selu Presek, Zubin Potok, gde su pronašle i zaplenile:
1 pušku M48;
74 metka istog oružja;
254 metka dugocevnog oružja kalibra 7,62 mm.
Slučaj III
Dana 21.06.2026. godine, oko 19:00 časova, policijske jedinice su izvršile pretres nenaseljene zgrade u selu Kečeva, Zubin Potok, nakon što su dobile informaciju da se na toj lokaciji može naći oružje i drugi ilegalni alati.
Tokom pretresa pronađeno je i oduzeto sledeće:
1 puška M48 sa bajonetom;
11 metaka istog oružja;
33 metka za dugačku pušku kalibra 7,62 mm;
Dve mašine (alati) za punjenje metaka za lovačko oružje;
Oko 200 grama baruta;
Oko 2 kilograma kuglica (metalnih čestica) za punjenje metaka za oružje.
Sve policijske akcije su preduzete u punoj koordinaciji sa Državnim Tužiocem, koji je naložio pokretanje postupaka za krivično delo:
„Neovlašćeno posedovanje, kontrola ili držanje oružja“.
U vezi sa ovim slučajevima, do ove faze nijedna osoba nije uhapšena.
Kosovska policija zahvaljuje građanima na saradnji i poziva ih da nastave da dele informacije koje pomažu u održavanju javnog reda i bezbednosti. Sve informacije mogu se prijaviti na broj za hitne slučajeve 192.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje