Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në tri raste të ndara në rajonin e Ferizajt janë sekuestruar katër armë zjarri

Në Rajonin e Ferizajt gjatë datave 11–13 shtator 2025, në tri raste të ndara në Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik, janë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri.
– Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm & Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës
Më 11.09.2025, rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj, policia ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore kanë reaguar menjëherë, duke arrestuar tre persona të dyshuar.
Gjatë kontrollit, tek dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 13 gëzhoja. Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
– Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës
Më 11.09.2025, njësia e hetimeve të stacionit policor në Lipjan ka njoftuar stacionin policor në Shtime se një person nga fshati Zborc – Shtime dyshohej se posedonte një armë zjarri.
Më 12.09.2025, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë). Pas procedurave të intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës & Përdorim i armës
Më 13.09.2025, rreth orës 00:25, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Sllatinë.
Sipas informacionit, në drejtim të fshatit ishin parë duke lëvizur me shpejtësi katër vetura.
Patrulla policore menjëherë është nisur në atë drejtim, ku në oborrin e një vile janë gjetur veturat e përshkruara dhe tek njëri person është gjetur një armë zjarri. Ndërsa në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 8 gëzhoja. Pas përfundimit të intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës & Përdorim i armës”, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje