Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje’

Vushtrri, 26 maj 2021
Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 25 maj 2021, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje’.
Arrestimi i të dyshuarit L. A., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti me datën 24 maj 2021, ka vjedhur një kosë për kositje të barit.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur kosa e vjedhur , ku pas procedurave të nevojshme verifikuese kosa i është kthyer pronarit.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje