Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Vushtrri sekuestrohet një armë

Vushtrri, 27 maj 2021
Gjatë ditës së sotme të datës 27 maj 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.
Sekuestrimi i armës është bërë rreth orës 11:00, në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar të dyshuarin i cili gjatë verifikimit ka rezultuar i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata, me ç’ rast gjate kontrollit të detajuar nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ me një karikatorë dhe 4 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin i dyshuari fillimisht është intervistuar për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë për veprën penale ‘Posedim i substancave narkotike” me aktgjykim të plotfuqishëm është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-22
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
41
Aksidentet Pa te Lenduar
2181
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje