Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Vushtrri sekuestrohet një armë

Vushtrri,  22 Janar  2022

Me datën 22 Janar 2022, rreth orës 00:09 në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rr: “Shemsi Ahmeti”  Vushtrri.

Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dy fishek të pashkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit caliber.  Pas disa veprimeve hetimore policia ka arritur te identifikoj personi i dyshuar.

Policia ka arrestuar personin B.Xh.,53 vjeçar, ku si provë materiale ka konfiskuar një arme te gjate A47 dhe katër fishek.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.Xh.,53 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije  është iniciuar rasti për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje