Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në Vushtrri  sekuestrohet  një armë dhe municion

Vushtrri,  8 mars  2021

Gjatë natës së datës 7 mars 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është bërë rreth orës 02:00,  në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’ rast nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’  me dy karikatorë dhe 15 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy persona të dyshuar, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  janë  liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje