Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në zonën e kufizuar 50 km/h identifikohet vozitësi duke drejtuar automjetin në 123 km/h

Vushtrri, 03 mars 2022
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri segmenti rrugor në fshatin- Nevolan, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 123 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e përkohshme e patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-04
0
Aksidentet Fatale
31
Aksidentet Me te Lenduar
53
Aksidentet Pa te Lenduar
2029
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
15
Arrestime
12
Ne Mbajtje