Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nën moton ‘bashkë kundër dhunës ’ Policia në Mitrovicë po realizon projektin e nisur javë me parë.

Mitrovicë, 26 maj 2020

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, nën moton ‘ Bashkë kundër dhunës’ po finalizon projektin me aktivitete shumëdimensional me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të kësaj dukurie.
Duke përçuar porosi se ‘’Familja nuk është vetëm një çështje e rëndësishme AJO ËSHTË GJITHÇKA’ në vijimësi të aktiviteteve Policia në bashkëpunim me institucionet përkatëse, bashkësitë fetare, disa OJQ, psikolog, nxënës dhe shoqëri civile kane realizuar një mori aktivitetesh.
Ndër metodat e veprimit është realizuar komunikim virtual përmes prezantimit online janë mbajtur ligjërata ne fushën e vetëdijesimit, ndërsa nxënës të shkollave të mesme përmes rrjeteve sociale kane shpërndarë thënie të ndryshme me përmbajtje vetëdijesimi dhe sensibilizimi.

Në kuadër te këtyre aktiviteteve nga ana e Policisë në rajonin e Mitrovicës janë realizuar edhe kontakte përmes telefonit me viktimat e rasteve te dhunës në familje për të kuptuar për se afërmi me gjendjen dhe mirëqenien e tyre gjate kësaj periudhe.

Si përmbyllje të këtij projekti nga sot ka filluar shpërndarja e materialit promovues në të tri komunat Mitrovicë Jug, Vushtrri, Skenderaj përfshirë edhe komunën e Mitrovicës së Veriut.

https://www.youtube.com/watch?v=LSnomZVgD_w

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje