Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë, në kuadër të implementimit të planeve operative ‘sezoni veror’ 2021, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura si dhe po ndërmerr veprime të nevojshme në përmbushje të objektivave policore.
Në saje të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren edhe përmes aktiviteteve shtesë, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe mosveprimet e tyre.
Ndër objektivat që po realizohet gjatë kësaj jave, sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin për :
sigurimin e shtëpive/ banesave
sigurimi i parave/stolive kur nuk ndodheni në shtëpi
mos ekspozo gjëra me vlerë në automjet pa mbikëqyrjen tuaj.
Shpërndarja e fletëpalosjeve me moton “ Edhe ju mund të KONTRIBUONI po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë si dhe parandalimin e rasteve dhe veprave tjera të kundërligjshme.
Ky aktivitet fuqizon bashkëpunimin e ndërsjellë dhe synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit.
Policia apelon qytetarët që duke u sjellë-vepruar në pajtim me ligjet dhe rregullat secili mund të japë kontributin e tij në dobi të përmirësimit dhe parandalimit të dukurive negative.