Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një i ri gjuan me armë zjarri nga automjeti, policia reagon menjëherë për kundër se i dyshuari ik, i njëjti arrestohet dhe arma i sekuestrohet

Prizren, 30.01.2026
Më datë 29.01.2026, rreth orës 12:15, Policia ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj, Prizren, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një automjet i tipit VW Golf. Menjëherë, patrulla policore është drejtuar në vendngjarje, ku automjeti i dyshuar është identifikuar dhe i është dhënë sinjal për t’u ndalur. I njëjti nuk ka respektuar urdhrin e policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke u vënë në ndjekje nga patrulla policore e cila ishte ne vendngjarje dhe me pas i janë bashkuar edhe patrulla tjera. Pasi që i dyshuari ka ikur policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por ai nuk ka qenë aty.
Në përfundim, i dyshuari është ndaluar, ndërsa arma – një pistoletë me pesë fishekë, të cilën e kishte hedhur në tokë – është gjetur dhe sekuestruar. I dyshuari H.B. 21 vjeçar është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Ndaj tij kanë filluar hetimet dhe do të ngritët kallëzim penal. për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vepruar me vendosmëri kundër çdo akti të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje