Një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tri gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit mars 2026, ka shqiptuar gjithsej një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tri (1633) gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e zhvilluar nga data 16.02.2026 deri më 28.02.2026, me moton:
“Mos e mat jetën me kilometra në orë.”
Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.
Hiljadu šeststo trideset tri kazne za prekoračenje brzine u regionu Uroševac
Regionalna policija Uroševac je tokom marta 2026. godine izdala ukupno hiljadu šeststo trideset tri (1633) kazne vozačima koji su uhvaćeni u prekoračenju brzine iznad dozvoljenih normi i ograničenja.
Ova aktivnost je sprovedena u okviru kampanje „Brzina nije sposobnost, već opasnost“, koja je održana od 16.02.2026. do 28.02.2026. godine, sa motom:
„Ne merite život kilometrima na sat.“
Neprikladna brzina direktno ugrožava život vozača i svih učesnika u saobraćaju. Poštujte ograničenja brzine i prilagodite vožnju uslovima na putu, jer trenutak nepažnje može imati posledice po ljude.
Provere će se nastaviti i narednih dana, sa ciljem povećanja bezbednosti saobraćaja i sprečavanja saobraćajnih nezgoda.
Građani se pozivaju da sarađuju sa policijom i prijave sve prekršaje putem aplikacije „Obavesti policiju“ ili na sledeće brojeve: 192, 0290/326-250 i 0290/322-406.
Podaci prijavitelja se čuvaju u potpunoj poverljivosti.
