Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një qytetar kuletën e gjetur e dorëzon në polici, e njëjta i kthehet pronares

Vushtrri, 27 shtator 2021
Dje me datën 27 shtator 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar nga një qytetar per gjetjen e një kulete, në një autotaksi, në të cilin ka qenë duke udhëtuar nga Vushtrria në Mitrovicë, ku në kuletë kishte një shumë të hollash dhe dokument identifikues.
Policia përmes rrugës operative kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë pronaren e kuletës, i cila është paraqitur në Stacion, ku e njëjta ka deklaruar se i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe me një shumë të hollash.
Kuleta së bashku me të hollat dhe dokumentet, ju ka kthyer ankueses, me ç’rast e njëjta ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.
Policia falënderon qytetarin, për veprimin e ndërgjegjshëm dhe mundësimin e kthimit të kuletës, tek pronarja.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-27
0
Aksidentet Fatale
23
Aksidentet Me te Lenduar
28
Aksidentet Pa te Lenduar
2114
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
23
Arrestime
14
Ne Mbajtje