Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një qytetar nga Ferizaj gjen një portofol me para dhe dokumente dhe i dorëzon në polici

Ferizaj, 18.06.2026
Sot, më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.
Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.
Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e falënderon publikisht qytetarin F.Abazi për veprimin e tij shembullor dhe human. Ky gjest dëshmon përgjegjësi të lartë qytetare dhe kontribuon në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe komunitetit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje